“Krejt njëjtë”, hulumtuesi i KDI-së: Institucioneve publike po iu ndryshon vetëm “kapësi”
Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar pas zgjedhjes së drejtorit të televizionit publik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sjellja e VV-së ndaj institucioneve publike ka qenë e njëjtë me qeveritë e kaluara.
Sipas tij, ajo që ka ndryshuar në këto dy vitet e fundit është vetëm “kapësi”.
“Sa i përket bordeve, ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, krejt çka ka ndryshuar dy vitet e fundit është ‘kapësi’ i tyre. Të pandryshuara do të mbesin vetëm arsyetimet e qeveritarëve mbi arsyet e punësimeve dhe emërimeve të tilla partiake”, ka shkruar Cakolli.
Bordi i RTK-së sot ka zgjedhur Rilind Gërvallën në postin e drejtorit të televizionit në RTK.
Deri me tani, ai ka qenë një përkrah i partisë në pushtet.