Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e ditës:

25 janar 2023

09:00
“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Prishtinës, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Në qendër të Prishtinës)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë organizon takim njoftues me inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

10:00
SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës mban konferencën përmbyllëse të projektit “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve”. (Hotel “Gorenje”, Veternik)

11:00
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Raportin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; Raportin e shpenzimeve të RTK-së për tetor-dhjetor 2022 dhe Programin e Shpenzimeve për janar-mars 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203)

11:30
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC, hapin zyrtarisht programin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë)

17:30
Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) prezanton arritjet e projektit “Mbështetje për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu; kryetari i Ferizajt, Agim Aliu; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Lajme të ngjashme