Krasniqi: Vushtrria ime frymon me Lidhjen Demokratike të Kosovës - NACIONALE

Krasniqi: Vushtrria ime frymon me Lidhjen Demokratike të Kosovës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrëzarta Krasniqi, ka marrë mbështetje të fuqishme në vendlindjen e saj.

Gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri, ajo ka thënë se mbështetja e qytetarëve për LDK-në po vërehet çdo ditë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Vushtrria frymon me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Vushtrria ime frymon me Lidhjen Demokratike të Kosovës! ✌️ Sonte bashkëvendësit e mi e dëshmuan përkrahjen e fuqishme për numrin 123, që pas 28 dhjetorit do ta drejtojë Kosovën me Kryeministër Dr. Lumir Abdixhiku. Entuziazmi për t’i dhënë shpresë Kosovës është më i madh se asnjëherë më parë, andaj të bashkuar do të ecim drejt një Kosove më të zhvilluar. Faleminderit nga zemra për dashurinë dhe besimin!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme