Krasniqi viziton policin e plagosur: U gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut - NACIONALE

Krasniqi viziton policin e plagosur: U gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar policin e plagosur në veri, Alban Rashiti.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se vullneti i tij dhe i kolegëve për t’i shërbyer vendit na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë.

Ai gjithashtu ka falënderuar Rashitin për shërbimin e tij.

Postimi i plotë:

Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut.

Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë.

Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjestarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme