Krasniqi viziton familjet e Thaçit dhe të tjerëve që janë në Hagë: Misioni i tyre për t’i dalë zot Kosovës ishte dhe mbetet i përhershëm - NACIONALE

Krasniqi viziton familjet e Thaçit dhe të tjerëve që janë në Hagë: Misioni i tyre për t’i dalë zot Kosovës ishte dhe mbetet i përhershëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot për ndër të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka filluar të vizitojë familjet e Thaçi dhe bashkëluftëtareve të tij që janë duke u mbajtur në Hagë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kontributi i tyre Rexhepit nuk është kufizuar në një etapë të vetme historike.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke qenë pjesë e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, finalizuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri, si dhe pas çlirimit vazhduan punën për të jetësuar ëndrrën tonë për shtet të pavarur e sovran, demokratik e të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, edhe pse ata janë larg, me mendje e me zemër janë gjithmonë pranë.

Jam i lumtur që një pjesë të rrugëtimit tim politik, pata fatin ta zhvilloj përkrah këtyre personaliteteve. Mirënjohje e respekt maksimal për punën e palodhur dhe angazhimin e pandalur të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së për Kosovën. Gëzuar Dita e Pavarësisë!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme