Krasniqi viziton babain e Hashim Thaçit: Rikujtuam momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës - NACIONALE

Krasniqi viziton babain e Hashim Thaçit: Rikujtuam momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në përvjetorin e 15 të Pavarësisë së Kosovës, ka vizituar babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, tha se në konakun e Haxhi Thaçit, rikujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i PDK-së ndër të tjerash ka cituar fjalinë e shpalljes së Pavarësisë nga Thaçi, “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” duke i quajtur këto fjalë si më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme