Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Edhe nga Haga Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka bërë me dije se edhe nga çelite e Hagës Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosova po e pret krah hapur ish-presidentin.
“Urime ditëlindjen, President! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij. Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik. Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë. Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”, ka shkruar Krasniqi.