Krasniqi: Plani i BE-së është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit - NACIONALE

Krasniqi: Plani i BE-së është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me te cilin ka biseduar për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se edhe me diplomatin finlandez ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Planin e BE-së.

Ai ka vlerësuara se kjo marrëveshje është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti.

Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme