Krasniqi për raportin e Human Rights Watch: Dëshmon paaftësinë e kësaj Qeverie
Organizata Human Rights Watch (HRw) ka publikuar raportin të drejtat e njeriut për vitin 2022 në Kosovë dhe në 100 shtete të tjera. Raportin i cili paraqet të dhëna të frikshme për Kosovën e ka komentuar edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Ëatch,”- ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.
“Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare,”- shkruan tutje kreu i PDK-së.
Në raportin e HRË-së theksohet edhe gjendja e gazetarëve në Kosovës. Sipas raportit, gazetarët janë të keqtrajtuar dhe ndaj tyre vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet.
E për këto sulme e kërcënime, HRË-ja ka potencuar reagimin e dobët të organeve kompetente.
Liria e Medieve Mes janarit e gushtit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës regjistroi 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit kundër gazetarëve dhe medieve.
Asociacioni raportoi se në shumicën e rasteve, gazetarët ballafaqohen me ngacmime, kërcënime e frikësim në platforma të rrjeteve sociale.
Sipas AGK-së, hetimet kriminale lëvizin ngadalë, kur ato nisen. Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshort i presidentes së Kosovës dhe zyrtar i rangut të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim në “Facebook”, gazetarët dhe mediet në Kosovë i etiketoi si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
