Krasniqi për Marshin për Drejtësi: Do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në Facebook disa orë para fillimit të Marshit për Drejtësi që është organizuar nga iniciativa “Lira ka emër”.
Krasniqi ka thënë se sot është një ditë e veçantë dhe e rëndëshishme.
Ai ka thënë sot do t’i tregohet botës sesa krenarë janë kosovarët me historinë e lavdishme dhe me themeluesit e UÇK-së.
“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme. Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së. Në ora 14:00, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.” – ka shkruar ai.
Ndryshe mijëra qytetarë të qyteteve të Kosovës janë nisur në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi.