Krasniqi për lirimin e tre policëve: Miqtë tanë ndërkombëtarë luajtën rol vendimtar - NACIONALE

Krasniqi për lirimin e tre policëve: Miqtë tanë ndërkombëtarë luajtën rol vendimtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer në veri ditë më parë.

Krasniqi ka thënë se në këtë lirim rol vendimtar kanë pasur miqtë ndërkombëtarë.

Postimi:

Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi - Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.

Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.

Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike.

Lajme të ngjashme