Krasniqi për Hamzën: Do ta sjellë kompetencën dhe qetësinë që Kosova ka nevojë dëshpërimisht - NACIONALE

Krasniqi për Hamzën: Do ta sjellë kompetencën dhe qetësinë që Kosova ka nevojë dëshpërimisht

1 muaj më parë

nga NACIONALE

“I frymëzuar nga mbështetja e madhe qytetare”, u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur në Këshillin Drejtuestë partisë së vet, ku u shpreh në superlativ për të nominuarin e PDK-së për kryeministër vendi, Bedri Hamzën.

Krasniqi tha për Hamzën se me ardhjen eventuale të tij si kryemistër vendi, sipas tij, Kosovës “do t’i kthehet kompetenca dhe qetësia që vendi ka nevojë dëshpërimisht sot”.

Partia Demokratike e Kosovës qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë. Ne jemi një parti idesh dhe veprimi, vizioni dhe përkushtimi”.

“Ne jemi partia që beson në fuqinë e njerëzve, forcën e demokracisë dhe premtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ndërsa rritemi e zhvillohemi, le ta bëjmë këtë me guxim në zemrat tona dhe vendosmëri për veprimet tona, sepse ditët më të mira të vendit tonë janë para nesh”, është shprehur lideri i PDK-së.

Lajme të ngjashme