Krasniqi: PDK-ja ka thirrur për nesër seancë për rezolutën në përkrahje të Policisë, pushteti po i neglizhon - NACIONALE

Krasniqi: PDK-ja ka thirrur për nesër seancë për rezolutën në përkrahje të Policisë, pushteti po i neglizhon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se PDK-ja ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër, për të miratuar rezolutën në pëkrahje të Policisë së Kosovës.

I pari i PDK-së ka kërkuar nga të gjithë deputetët ta miratojnë këtë rezolutë, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila në seancën paraprake, nuk votoi “pro”, futjes në rend dite të kësaj rezolute.

E plotë:

Javën e kaluar, si Grup Parlamentar i PDK-së, kërkuam unitet që ta votojmë Rezolutën për të mbështetur konkretisht Policinë e Kosovës. Grupet Parlamentare të LDK-së dhe AAK-së e mbështetën këtë propozim tonin, ndërsa Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e kundërshtoi.

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojmë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojmë duarkryq.

Prandaj, nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar këtë Rezolutë. Policët tonë meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm.

I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës – sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë!

Lajme të ngjashme