Krasniqi ndan pamje nga takimi që patën me këshilltarin amerikan, Chollet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ndarë pamje nga takimi që ai dhe liderët e tjerë opozitarë patën me zyrtarët amerikanë, në krye me nënsekretarin Derek Chollet.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se miqësia dhe raportet mes Kosovës e ShBA-së janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
Në fund, ai ka thënë se fuqizimi i vazhdueshëm i tyre është në interest ë shtetit dhe vendimtar për ndërtimin e të ardhmes.
Shkrimi i plotë:
Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt!
Foto: U.S. Embassy Pristina, Kosovo