Krasniqi me video: Tri vjet korrupsion, nepotizëm, izolim, frikë, mashtrim - NACIONALE

Krasniqi me video: Tri vjet korrupsion, nepotizëm, izolim, frikë, mashtrim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka publikuar një video, ku shihet të jenë përmbledhur një seri skandalesh të Qeverisë.

Kjo video përfshin disa prej aferave dhe skandaleve më të njohura të Qeverisë Kurti: Martin Berishaj, punësimet, ‘Zdravo’ etj.

Në përshkrimin e videos, thuhet kështu:

Tri vjet degradim - korrupsion - nepotizëm.

Tri vjet keqqeverisje - izolim - frikë.

Tri vjet mashtrim!

Kjo video, vjen një ditë pasi kryeministri Albin Kurti, foli rreth një oferte për zgjedhje, e cila përfshin edhe ndihmën e pushtetit për opozitën për ta rrëzuar Qeverinë.

“Numrat mund t’i bëjmë bashkë. Po them që mund të shkojmë në zgjedhje kur të don opozita. Jemi gjithmonë gati për zgjedhje”, tha ai.

Lajme të ngjashme