Krasniqi: Me ripërcaktim të kufijve e kishim fitu Preshevën, me Kurtin po e humbin veriun - NACIONALE

Krasniqi: Me ripërcaktim të kufijve e kishim fitu Preshevën, me Kurtin po e humbin veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka përkrahur idenë e ripercaktimit të kufijve, të cilin dikur e kishe përkrahur edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë ide Kosova do ta përfitonte Luginën e Preshevës dhe njohjen nga Serbia.

Sipas tij, tani me Albin Kurtin, Kosova po e humb veriun dhe serbët e integruar deri me tani.

Statusi i tij i plotë:

ME RIPËRCAKTIM TË KUFIJVE:

- E kishim fitu Luginën e Preshevës,

- E kishim fitu njohjen,

- E kishim fitu paqen.

ME POLITIKAT E ALBIN KURTIT:

- Po e humbim veriun,

- Po e kthejmë Asociacionin,

- Po i humbim serbët e integruar deri tash,

- Po i humbim aleatët ndërkombëtar,

- Po e humbim njohjen,

- Po e humbim edhe këtë paqe të brishtë.

E spo fitojmë bash asgjë, përveç imazhit t'Albin Kurtit si një politikan me demek rezistent (n'koftë tu e besu najkush edhe këtë).

Lajme të ngjashme