Krasniqi me interpretim pesimist: Konflikti i Kurtit e Osmanit me ShBA-në ka shkuar larg - NACIONALE

Krasniqi me interpretim pesimist: Konflikti i Kurtit e Osmanit me ShBA-në ka shkuar larg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili tha sot se Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi tha se kjo deklaratë e ambasadorit Hill është një presion direkt i SHBA mbi qeverinë Kurti-Osmani.

Tutje, ai tha se kjo deklaratë tregon se konflikti i qeverisë sonë me SHBA-të ka shkuar larg.

Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR’it për 1 mijë ushtarët, çka është kjo deklaratë e Hill?” (Gazeta Express, 15 dhjetor 2022) Koment: Ky është presion direkt i SHBA mbi qeverinë Kurti-Osmani. Ky qëndrim tregon se konflikti e qeverisë sonë me SHBA-në ka shkuar larg”, ka shkruar krasniqi.

Në vazhdim, ai ka numruar dëmët për Kosovën nëse kjo gjendje vazhdon.

"Nëse vazhdon kështu, pa reflektuar qeveria jonë, veçmas lidhur me Asociacionin, mund të vijë deri te rishikimi i politikës amerikane ndaj Kosovës. Rishikimi i saj mund të sjellë këto pasoja: izolimin e Kosovës, ndarjen veriut, tërheqjen e shumë njohjeve, riakivizimin e UNMIK-ut, konfliktin civil brenda shqiptarëve, eksodin masiv dhe rikthimin e ushtarëve të Serbisë si “palë paqeruajtëse” P.S. E di që shumicës së njerëzve në këtë vend nuk ua rrokë truri çka po u them, sepse po t’ua rrokte, nuk do ta binin Kosovën në këtë dererxhe, që të instalohet politikë qeveritare qartësisht antiamerikane", ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme