Krasniqi: Kurti dhe VV-ja s`duhet të merren me interpretime, i kanë humbur lëndët në Kushtetuese - NACIONALE

Krasniqi: Kurti dhe VV-ja s`duhet të merren me interpretime, i kanë humbur lëndët në Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se opozita po e keqlexon aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit me presidenten Osmani, ai ka thënë se Albin Kurti dhe VV-ja nuk duhet fare të merren me interpretime të vendimeve të Kushtetueses.

Ai ka bërë me dije se VV-ja vazhdimisht i ka humbur lëndët në gjykatë.

“Sa i përket Gjykatës dhe Kushtetutës e aktgjykimeve, nëse ka një parti politike dhe lider që s’duhet me u marrë me interpretime, është Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sepse sa herë i kemi çu në Kushtetuese, ne i kemi fitu lëndët e ata i kanë hupë. Në të kaluarën s’kanë ditë për tema më të rëndësishme me bo interpretime”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme