Krasniqi: Kryeparlamentari u votua vetëm pasi VV-ja plotësoi kriteret e vendosura nga PDK-ja - NACIONALE

Krasniqi: Kryeparlamentari u votua vetëm pasi VV-ja plotësoi kriteret e vendosura nga PDK-ja

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit u bë e mundur vetëm pasi Lëvizja Vetëvendosje pranoi kushtet e vendosura nga partia e tij.

Në një intervistë në emisionin Rubikon, Krasniqi theksoi se PDK-ja kishte qenë e qartë që nga fillimi se nuk do të mbështeste kandidaturën e asnjë ministri për këtë pozitë.

“A është votuar kryetari i Kuvendit me votim të hapur siç kemi thënë ne prej ditës së parë apo me votim të fshehtë? Me të hapur. A u votu Albulena Haxhiu? Kryeparlametar u votua kandidati i pesë – kur i ka plotësuar kriteret që i ka vendosur PDK-ja. Unë ja kom vendos ato kritere. I kam thënë nuk t’i votoj ministrat.” – tha ai në Rubikon.

Lajme të ngjashme