Krasniqi: Kryekrizëtari Kurti nuk e njeh dhe nuk e do Kosovën demokatike
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti nuk nuk e njeh e as nuk e do Kosovën e demokratike.
“Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj, nuk e duron fjalën e lirë, mirëpo po vjen koha që edhe demokracia nuk do ta duron dhe toleron më atë”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ajo ka një paralajmërim për Kurtin.
“Albin ne e kem atdhe këtë vend, nuk do të lejojmë që ta rrënosh”, ka thënë ajo.
