Krasniqi kritikon ish-kryetarët e veriut: Kanë qenë në shërbim të grupeve kriminale
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar fillimin e procesit të betimit të kryetarëve të rinj në veri.
Ai ka thënë se kryetarët e rinj të katër komunave veriore do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Krasniqi ka kritikuar ish-kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Ai ka thënë se ata kanë qenë në shërbim të grupeve kriminale.
“Sot kryetari jep betimin dhe fillon detyrën në shërbim të qytetarëve me përmbushje të mandatit të tij ligjor dhe kushtetues. Si Qeveri jemi të përkushtuar që me bashkëpunu me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe sidomos me këto komunat në veri, ku për një kohë të gjatë kryetarët nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve por në shërbim të grupeve kriminale. Jam shumë i lumtur si ministër që më në fund kemi një kryetar që do të angazhohet në baza ditore për përmirësimin e jetës qytetare pa dallim etnie”, ka deklaruar Krasniqi për “Telegraf”.