Krasniqi komenton takimin e 2 majit, tallet me draft vizionin e Kurtit: Qesharak - NACIONALE

Krasniqi komenton takimin e 2 majit, tallet me draft vizionin e Kurtit: Qesharak

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi i tetë në kuadër të dialogut, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe me gjerë. Pajtimi i palëve në Bruksel për Deklaratën e Personave të Zhdukur dhe mospajtimi për çështjen e Asociacionit, është komentuar në mënyra të ndryshme nga profesorë, diplomatë, analistë dhe përfaqësues të opozitës.

Rreth takimit të 2 majit ka folur edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Fillimisht Krasniqi e ka cilësuar shumë problematike periudhën kohore e cila mbulohet nga kjo Deklaratë.

“Këtu janë dy probleme të mëdha, e para nuk e kuptoj logjikën e kryeministrit që po e përsëritë në dy raste që ‘personat e zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 98 dhe 31 dhjetor 2000’, një vit e gjysmë pas luftës, çfarë inkriminimi i bën Kosovës dhe shqiptarëve ky njeri? Kjo është logjikë anti-historike të cilën nuk ka mundësi ta arsyetoj, sepse lufta ka përfunduar në Kosovë.” - tha Krasniqi.

I ftuar në Rubikon në Klan Kosova, kreu i PDK-së, tutje ka thënë se problem tjetër është fakti se deklarata e barazon palën kosovare dhe atë serbe në konflikt.

Problemi tjetër është barazia e palëve, nuk mund ta mohojmë faktin që ka edhe serb të zhdukur në mesin e 1617 ende të pagjeturve, por nëse kërkohet që palët t’i shkëmbejnë të dhënat, dokumentet, informatat, kjo Kosovë që Kurti në emër të saj e ka pranu këtë deklaratë ekziston nga 17 shkurt të vitit 2008 dhe si e tillë nuk ka ekzistu në periudhën për të cilën janë dakordu, andaj duhet të kishte mos pranim të këtij definicioni, sepse po na bën palë të barabarta në konflikt.” – ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Ndër të tjera, Krasniqi ka folur edhe për shkarkimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit. I pari i PDK-së këtë veprim të Qeverisë Kurti e ka cilësuar si aktrim, duke thënë se ka mundur të bëhet paraprakisht dhe ta emëronte dikë tjetër.

Ai tutje ka thënë se nëse do të ishte kryeministër, nuk do të lejonte që një ekip i emëruar nga kryeministri i Kosovës të shkonte në Bruksel sikur të ishte palë e ndërmjetësit.

Ky ishte një shou i vogël, sepse shkarkimin që e bënë dje kanë mundur ta bëjnë paraprakisht dhe ta emërojnë dikë tjetër, sepse është kompetencë që i takon qeverisë, andaj unë nuk e kuptoj këtë aktrim sepse nuk ka funksion. I kanë lënë atje të vijnë, të prezantojnë, një instancë institucionale e emëruar nga Kosova me një dokument kundër Kosovës, përse të bëhet ky shou?” – ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

Krasniqi ndër të tjera ka folur edhe për draft vizionin e Asociacionit duke e quajtur qesharak.

Kurti doli në konferencë për shtyp dhe na tregoi se e ka dhënë një draft vizion. Më e reja si terminologji, kom dëgjuar që ka vizion, por draft vizion është qesharake, kish qenë mirë me na tregu ndonjë gjuhëtar se si mundet një njeri me e pasë një draft të vizionit. Ky draft vizon është si ato gjashtë pikat që na i prezantoi në Kuvend, ai na ka thënë se asgjë nuk ndodhë, nuk ka marrëveshje pa u bërë 1, 2, 3, 4,5 6 dhe njohjen nga Serbia dhe në fund asgjë nuk ndodhi, edhe këto 11 pika janë të njëjta, do të përdoren për militantizëm të brendshëm dhe prapë ajo do të jetë baza e statutit.” – ka thënë kreu i PDK-së.

Çka ndodhi në takimi e 2 majit?

Dy liderët në takimin e 2 majit që u mbajt në Bruksel kanë miratuar deklaratën për të Zhdukurit, e cila ishte edhe pika e parë e agjendës së takimit.

Deklarata i ka gjithsej nëntë pika, dhe fillimisht, është preambula.

“Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë përmes Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga KNKK. Inkurajimi i bashkëpunimit me aktorë të tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Duke e njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare.” – thuhet mes tjerash në preambulë.

Ndërsa, pika e dytë e diskutuar në takim ishte edhe draft statuti për Asociacionin, i cili nuk është pranuar nga pala kosovare, që e ka cilësuar si të papranueshëm.

Lajme të ngjashme