Krasniqi: Ka ardhur koha që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka bërë thirrje BE-së që të heqë masat ndaj Kosovës pasi që, sipas tij, qeveria e Kosovës “ka siguruar infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik”.
“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë nga komuniteti ndërkombëtar”, tha ai.
“Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës”, deklaroi ai.