Krasniqi i shqetësuar me gjendjen e punëtorëve në Kosovë: Ballafaqohen me paga të ulëta dhe pasiguri të madhe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i shqetësuar me gjendjen e punëtorëve në Kosovë.
Ai ka bërë me dije se punëtoret në Kosovës ballafaqohen me paga të ulëta, çmime të larta dhe pasiguri të madhe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar disa statistikat të cilat janë e evidentuar nga Komisioni Evropian në raportin për Kosovën.
I pari i PDK-së ka treguar se sipas raportit të Komisionit Evropian, 349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit ku 15 prej të tyre kanë humbur edhe jetën.
“349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit - 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!”, ka shkruar Krasniqi.