Krasniqi i reagon zëdhënësit të Qeverisë: I shkreti djalë, nuk e di kush na ka mundësuar të kemi shtet
Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, i për draft-dokumentin për Asociacionin ka thënë se një gjë të tillë nuk e lejon kushtetua.
Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar rastin kur një kryeminsitër grek kishte refuzuar një kërkesë të amerikanëc, dhe përgjigjen që presidenti i atëhershëm Nikson i kishte dhënë
"Thuhet se një kryeministër grek kishte refuzuar një kërkesë të SHBA, me arsyetimin se nu ua lejonte Kushtetuta dhe parlamenti. Komenti/kërcënimi i presidentit Nikson ishte interesant: Ta qif...a Kushtetutën dhe parlamentin. Greqia është një mizë. Mos të sillet rreth feqkes së elefantit sepse gëlltitet. E parafrazova por ku ka qenë mesazhi”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje Krasniqi e ka quajtur të shkretë Kryeziun që nuk e di se kush e ka mundësuar që Kosova të ketë shtet e kushtetutë.
“Ma kujtoi zëdhënësi i Qeverisë Kurti, teksa po thoshte se nuk lejon Kushtetuta. I shkreti djal, që nuk e di kush na e ka mundësuar të kemi shtet e kushtetutë”, përfundon ai.