Krasniqi: Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera. - NACIONALE

Krasniqi: Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, analist dhe profesor universitar, ka shkruar në lidhje me dashurinë e njerëzvë për Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Sipas tij, dashuria e shumë njerëzve për Kurtin, nuk është si dashuri në shikim të parë. Krasniqi ka shkruar se dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera.

“Dashuria e shumë njerëzve për Albin Kurtin nuk është si dashuri në shikim të parë. Ai në politikë ka qenë shumë herët, por ka qenë i injoruar prej shumicës. Nuk është as dashuri për interes. Edhe ata që e kanë votuar, nuk kanë qenë të bindur se ai do t’i bëjë çirak. Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera. Kurti e nxiti me sukses urrejtjen ndaj partive tjera, me propagandë të fortë, duke i paraqitur edhe punët e mira si punë të këqija.” – shkroi Krasniqi, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme