Krasniqi: 51%-shi i 14 shkurtit është tkurrur tej mase për këto dy vite
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka vlerësuar se Qeveria e 51 përqindëshit është tkurrur shumë gjatë në dy viteve të para të mandatit të saj.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se goditjen e parë kësaj qeveria populli ia ka dhënë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Sipas saj, kjo qeveria iu ka ofruar qytetarëve vetëm varfëri dhe zhgënjim.
“51%-shi i 14 Shkurtit të vitit 2021 është tkurrur tej mase për këto dy vite. Bashkë me të edhe shpresa për ditë me të mira me këtë qeverisje të mbrapshtë. Goditja e parë që populli ia dha ishte ajo në zgjedhjet lokale të po atij viti, ku si partia “më e madhe” do të përfundonte në vetëm 4 komuna. Por goditja e radhës do të jetë akoma më e dhimbshme për ta, kur do të vie fundi i tyre. Vetëm atëherë kthehet shpresa për ndryshim.⚫️Varfëri ⚫️Zhgënjim ⚫️Braktisje masive të vendit nga rinia ⚫️Ikje e mjekëve ⚫️0 njohje të reja ⚫️0 progres në integrim të vendit…”, ka shkruar Krasniqi.