Kraki kthehet nga Parisi: Nuk jam mësu mos me punu, veç isha për provime të studentëve atje - NACIONALE

Kraki kthehet nga Parisi: Nuk jam mësu mos me punu, veç isha për provime të studentëve atje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nezir Kraki që mungoi seancën e kaluar, sot është kthyer nga Parisi dhe thotë:

“S’ka naj arsye filozofike pse kam mungu. Unë kam ardhë të punoj për Kosovën dhe punoj prej shumë vitesh.

Normalisht që si mësimdhënës atje, është koha e provimeve dhe mu dasht me u kthy me i përmbyllë disa gjana. Gjana normale pra.

Nuk ka dicka, jam pjesë e grupit, grupi është shumë kompakt.

Unë nuk jam mësy mos me punu. Mu dasht me u kthy me punu dicka konkrete”, tha ai.

Lajme të ngjashme