KQZ miraton fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, përfshihet edhe Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më nëntë shkrurt 2025.
Kreu i KQZ-së nga mbledhja ka bërë me dije se fletëvotimi përmban edhe subjektin Lista Serbe, por në rast të ndonjë vendimi tjetër nga PZAP apo Gjykata Supreme, do të largohet.
Ndryshe, më nëntë janar fillon votimi jashtë vendit për votuesit e regjistruar për votim me postë, gjë edhe që ka çuar në miratimin e fletëvotimit gjatë ditës së sotme.