KQZ: Ka raportime që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit - NACIONALE

KQZ: Ka raportime që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ngritur shqetësimin për përpjekjet e disa kandidatëve për të hyrë në qendrat e votimit gjatë procesit zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se një veprim i tillë bie ndesh me rregullat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe nuk mund të tolerohet.

“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, citohet të ketë thënë ai.

Lajme të ngjashme