KQZ-ja publikon shpenzimet e partive: Për tre muaj VV-ja shpenzoi mbi 1.2 milionë euro - NACIONALE

KQZ-ja publikon shpenzimet e partive: Për tre muaj VV-ja shpenzoi mbi 1.2 milionë euro

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar shpenzimet e partive politike për tre muajt e fundit të vitit 2025.

Raportet e publikuar nga institucioni që organizon zgjedhjet në Kosovë tregon harxhimet financiare të partive politike për periudhën tetor – dhjetor të vitit të kaluar.

Në këto raporte janë përfshirë shpenzimet e partive politike që ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas raportit për VV-në, partia e Albin Kurtit është subjekti politik që ka shpenzuar më së shumti.

Raporti tregon se kjo parti ka shpenzuar 1 milionë e 263 mijë e 372 euro.

Të dhënat e dokumentit tregojnë se VV-ja ka shpenzuar mbi 712 mijë euro më shumë se buxheti i përcaktuar për këtë periudhë.

Në vend të dytë për shpenzime renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Për këtë periudhën kohore partia e Bedri Hamzës ka shpenzuar 280 mijë e 822 euro, ndërkohë që shuma e përcaktuar e buxhetit ka qenë 283 mijë e 183 euro apo 2,360 euro me e lartë.

Raporti tregon se në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Për periudhën tetor-dhjetor të viti të kaluar, kjo parti ka shpenzuar 224 mijë 859 euro. Shuma e buxhetit që ka qenë 225 mijë e 959 euro ose 1099 euro me e lartë.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për këtë përiudhë kohore ka shpenzuar 70,mijë e 210 euro.

Ndërsa, buxheti i planifikua për këtë periudhë kohore ka qenë 70 e 700 euro.

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (tetor – dhjetor 2025) të subjekteve politike.

Kësaj radhe bëhet fjalë për subjektet politike që ishin pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat pastaj publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Lajme të ngjashme