KQZ-ja nuk e certifikon subjektin politik "Lidhja e Prishtinës", LDK-së i pengon emri i saj - NACIONALE

KQZ-ja nuk e certifikon subjektin politik "Lidhja e Prishtinës", LDK-së i pengon emri i saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar 39 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në mbledhjen që është mbajtur sot, në rend ditë për certifikim ishte edhe iniciativa qytetare “Lidhja e Prishtinës” me 56 kandidatë për Kuvendin Komunal në Prishtinë.

Por ky subjekt politik nuk u certifikuar, pasi që certifikimi i saj është kundërshtuar nga anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti.

Këtij të fundit i ka penguar i kësaj iniciative, duke thënë se është i ngjashëm me emrin e subjektit të tij.

“Unë kërkoj që kjo mos të kalojë sot, të kërkohet nga ajo iniciativë qytetare në bazë të shkresës që ia keni dërguar që ajo të ndërrojë emërtimin, sepse është sinonim i pastërt i brendit dhe të asaj që ka pasur LDK-ja. Gjithçka është identike me atë të 2021, që nuk e kemi certifikuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme