KQZ-ja nesër mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër(e premte) do të mban mbledhjen e radhës.
Zëdhënëse i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Nacionale se në këtë mbledhje do të diskutohen disa cështje të rëndësishme.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, ka thënë Elezi.
Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore.
