KQZ-ja i thotë “jo” regjistrimit të partisë “Kosovski Savez”
Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e ka regjistruar subjektin politik serb Kosovski Savez(Lidhja Kosovare).
Me pesë vota kundër dhe katër abstenime, është refuzuar rekomandimi i Zyrës për Partitë Politike për regjistrimin e kësaj partie, e cila nuk i referohet Kosovës si shtet.
Anëtari i VV-së në KQZ, Albert Krasniqi, ka kritikuar programin e kësaj partie politike.
“Kosova nuk është term gjeografik, por është shtet”, ka thënë Krasniqi gjatë mbledhjes se sotme, raporton EO.