KQZ-ja i kërkon dy partive serbe zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Zgjedhore - NACIONALE

KQZ-ja i kërkon dy partive serbe zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Zgjedhore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar Listës Serbe dhe Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë që t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr të Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Në mbledhjen e KQZ-së që është mbajtur të martën, anëtarët janë njoftuar se më 7 dhe 8 prill janë pranuar dorëheqjet e katër përfaqësuese të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqësuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ-ja për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna.

Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, Sekretariati i KQZ-së u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësim e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme