KQZ i bie pishman: Rrezikoi fshehtësinë e votës me kabinat e votimit, dy javë para zgjedhjeve rikthen pozicionimin e dikurshëm - NACIONALE

KQZ i bie pishman: Rrezikoi fshehtësinë e votës me kabinat e votimit, dy javë para zgjedhjeve rikthen pozicionimin e dikurshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka rënë pishman në lidhjen me pozicionin e kabinave të votimit në ditën e zgjedhjeve.

Ndonëse vitin e kaluara kishin vendosur që të ndryshoi praktiken e deritashme të kabinave të votimit për ditën e zgjedhjeve, pas presionin nga shoqëria civile dhe institucionet përgjegjëse, KQZ-ja ka vendosur që të mos vazhdoi me “eksperimentin”, i cili ishte praktikuar në zgjedhjet për kryetarët e katër komunave veriore.

Deri në zgjedhjet për kryetarët e komunave veriore, qytetarët ishin mësuar që për dy dekada të votonin në kabina votimi të kthyera nga muri.

Më 21.04.2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur që të ndryshojë pozicionin e këtyre kabinave.

Kjo kishte nxitur reagime të fuqishme të vëzhguesit e OJQ-ve, të cilët kishin dhënë vërejtje të mëdha.

Ata kishin vlerësuar se kjo mënyrë e vendosjes së kabinave të votimit po rrezikonte fshehtësinë e votës.

Çka ndodhi me kabinat e votimit?

Praktikën që KQZ e kishte filluar në votimin e 21 prillit të vitit të kaluar e vazhdojë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Nacionale ka siguruar të gjitha vendimet e KQZ-së që janë marrë për procedurat e votimit në vendvotim dhe numërimit të votave.

Në këto procedura tregohet edhe se si do të renditen tavolinat, kutia e votimit dhe kabinat e votimit në një vendvotim.

Sipas këtyre procedurave, njëra kabinë ishte planifikuar të vendosej me shpinën e votuesit të kthyer nga pjesa e vëzhguesve dhe e komisionerëve, e njëra kabinë me shpinën e kthyer të votuesit nga zyrtari përgjegjës i kutisë së votimit.

Ky vendim i KQZ-së ka nxitur edhe reagimin e Komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva.

Para disa dite, në një prononcim për RTV Dukagjini, Sogojeva ka bërë me dije se KQZ-ja nuk e kishte këshilluar Agjencinë për Informim dhe Privatësi, duke shtuar se vendimi i KQZ-së shkelë të drejtën për fshehtësinë e votës.

Nuk kemi pasur kërkesa zyrtare nga KQZ për Këshillim po kemi pasur sinjalizim pa u lëshuar në detaje rreth mundësisë që persona të tjerë mund të kenë qasje persona të tjerë në votë, kemi konsideruar se shkelet e drejta për fshehjen e votës dhe privatësia. Me autorizimet tona, e kemi parë edhe si shkelje e privatësisë së individit”, ka deklaruar Sogojeva.

“Eksperimenti” i KQZ-së për vendosjen e re të kabinave të votimit ishte kundërshtuar edhe nga monitoruesit e zgjedhjeve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës kishte vlerësuar se pozicioni i ri i kabinave cenon parimin e fshehtësisë së votës.

Jo vetëm që votuesit mund të jenë të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit, por edhe komisionerët dhe vëzhguesit do të kenë pamje të qartë të lëvizjeve të votuesve, në të paktën njërën kabinë. Po flasim për fletëvotime në formatin A3 (të mëdha), ku lëvizja e dorës në fillim apo në fund të fletëvotimit, mund t’i “ekspozojë” lehtësisht preferencat e votuesve”, ka vlerësuar Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Pas këtyre kritikave, gazeta Nacionale ka mësuar se KQZ-ja ëshët pajtuar që të rikthejë vendosjen e kabinave të votimit sipas mënyrës së dikurshme.

Në të njëjtën ditë që Komisionerja Sogojeva kishte dhënë deklarimin e saj, AIP ishte njoftuar për doracakun e ri të KQZ-së që ndryshonte vendosjen e kabinave të votimit.

Sipas kësaj, votuesit do të jenë me shpinë të kthyer nga muri.

Ky nuk është vendimi i vetëm i KQZ-së që për zgjedhjet e 9 shkurtit është shoqëruar me kritika nga institucionet përgjegjëse dhe nga monitoruesit e zgjedhjeve.

Pavarësisht kritikave të mëdha nga Agjencia e Kosovës për Privatësi dhe nga shoqëria civile, KQZ ka vendosur që të çojë përpara “matrikulimin e votuesve”. Pra, të gjithë votuesit që do të votojnë më 9 shkurt me marker do t’ju bëhet shenjë në gishtin tregues.

Lajme të ngjashme