KQZ: 85 votues deri në ora 11:00 për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri - NACIONALE

KQZ: 85 votues deri në ora 11:00 për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 ka pasur pjesëmarrje të ulët në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas KQZ-së, në katër komuna në veri kanë votuar 85 persona, që është 0.18 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 32 persona, në Zveçan asnjë votues, në Leposaviq 46, ndërsa në Zubin Potok 7 persona.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka treguar numrin e votuesve.

“Qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë t’i presin qytetarët me të drejtë vote. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: në Lepsaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues” - ka thënë Radoniqi.

Radoniqi ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën dhe të dalin për të votuar.

Në emër të KQZ-së, i ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.” – ka thënë ai.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve është 46,556 votues.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet.

Kujtojmë se partia më e madhe e serbëve të Kosovës – Lista Serbe – ka bërë të ditur se do të bojkotojë këtë proces të votimit.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Lajme të ngjashme