KoSSeV: Nesër takim urgjent mes Kurtit dhe Vuçiq në Bratislavë
Media serbe në Kosovë “KoSSeV” shkruan se ka mësuar “jozyrtarisht” se është caktuar një takim urgjent i thirrur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bratislav. Se Kurti do të jetë në Bratislav tashmë është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Forumit GLOBSEC’s 2023.
Megjithatë, një raportim i till ende nuk është konfirmuar zyrtarisht ndërsa Nacionale ka provuar të kontaktojë vazhdimisht zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, por se i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
“Kossev jozyrtarisht mëson që një takim emergjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është organizuar në Bratisllavë me kërkesë të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak,” – shkruan kjo gazetë.
Gjithashtu është raportuar nga agjencioni i lajmeve "Ekonomia Online" se momentalisht Kurti është duke zhvillluar takime me ambasadorët e pesë shteteve të QUINT'it në zyrën e tij.
Mesnatën e së dieles Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike pas mesnatës me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me të cilin biseduan për situatën paszgjedhore dhe kryetarët e rinj të cilët kanë nisur punën në godinat zyrtare komunale. Ky i fundit bisedoi me Sekretarin Gjeneral të NATO’s, Jens Stoltenberg, ku që të dy i bënë thirrje kryeministrit “të mos merr vendime të njëanshme dhe destabilizuese”.
Borrellit, siç njoftoi Kurti në Twitter, i tha shkurt dhe prerë: kryetarët do të kryejnë shërbimet për të gjithë qytetarët, ndonëse pjesa veriore e vendit i ka ndëprerë të gjitha shërbimet e tyre, edhe mësimet në shkolla, për të protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur me 3% të pjesëmarrësve (shqiptarë) dhe afro 13 votues serbë gjithsejt.
Had a phone conversation with the Italian DPM&MFA @Antonio_Tajani earlier today. We both agreed that the current time calls for the implementation of the Basic Agreement and the situation in the north to be calmed down.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
“Pata një bisedë telefonike me Josep Borrell në lidhje me çështjet aktuale, përfshirë ato pas zgjedhjeve në katër komunat veriore. I theksova se kryetarët e zgjedhur do të kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët. E rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike”, shkroi Kurti.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO's njoftoi se me kryediplomatin evropian kërkuan që "Prishtina duhet të deeskalojë situatë dhe të mos merr hapa të njëanshëm dhe destabilizues".
Spoke to HR/VP @JosepBorrellF about #Kosovo. Pristina & Belgrade must engage in the EU-led dialogue now, as the only way to peace & normalisation. Pristina must de-escalate & not take unilateral, destabilising steps. @NATO_KFOR will continue to ensure a safe & secure environment.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 28, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu gjatë ditës së hëne bisedoi me kryediplomatin italian, Antonio Fajani, ku këtij të fundit i theksoi dy gjëra: Zbatimi i Marrëveshjes, Qetësimi i Situatës.
“Pata një bisedë me kryediplomatin itatlian Antonio Fajani sot më herët. Që të dy u pajtuam që koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar”, shkroi ai.
Had a phone conversation with the Italian DPM&MFA @Antonio_Tajani earlier today. We both agreed that the current time calls for the implementation of the Basic Agreement and the situation in the north to be calmed down.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
