“Kosovo Online” publikon fotografinë e të riut të plagosur në Shtërpcë, u qëllua në dorë - NACIONALE

“Kosovo Online” publikon fotografinë e të riut të plagosur në Shtërpcë, u qëllua në dorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është bërë i njohur identiteti i dy të rinjve serbë që mbetën të plagosur sot në Shtërpcë. Stefan Stojanoviq dhe Millosh Stojanoviq janë emrat e dy të rinjve, të cilat i ka bërë publike gazeta serbe e Kosovës “Kosovo Online”.

Lajm për sulmn e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

"Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes." - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme