Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përditësuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Shtërpcës, që është lokalitet i banuar me shumicë serbe. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. E Policia e Kosovës tashmë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të rinjë. Në fakt, siç kanë raportuar mediet, një fëmijë 11-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe po ashtu një 31-vjeçar.

Tashmë këtë lajm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

"Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes." - thuhet në njoftim.

Tutje, Policia tregon se të plagosurit janë dërguar për trajtim në qytetin e Graçanicës.

"Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë." - thuhet aty.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë raportuar për Nacionalen, rruga për në Shtërpce ka mbetur e bllokuar.

“Në rrugën për Shtërpcë në fshatin Gotovushë është policia e s’po i lejojnë me shku prej rrugës kryesore në magjistralen për Ferizaj Shterpcë” – tha një nga qytetarët me të cilët foli Nacionale.

Serbia fillon propagandën: Sulmi në Shtërpcë është pasojë e politikës anti-serbe të Kurtit

Një ngjarje e rëndë në Shterpcë ka ndodhur gjatë ditës, ku kanë mbetur të plagosur dy qytetarë serbë të Kosovës.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviq, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim, transmeton Kosovaonline.

Madje, në komunikatën e tyre, kjo zyrë thotë se ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të kryeminsitrit Albin Kurti.

Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'u ofrojë familjeve dhe të lënduarve të gjithë ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Përditësim:

5:25: Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, njoftoi PK-ja.

Lajme të ngjashme