“Kosova, realitet i pakthyeshëm”, Rama tallet me kritikët e tij: Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar me ata që e quajnë “vëlla të Vuçiqit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shpërndarë një pjesë të fjalimit që dje e ka mbajtur në selinë e OKB-së, ku ka folur për Republikën e Kosovës si një realitet i pakthyeshëm.
Duke ironizuar me kritikët e tij, ai ka thënë se kështu flet tradhtar i Kosovës.
“Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit””, ka shkruar Rama.