“Kosova projekt i përkohshëm”: Doplomati rus në OKB e përdor deklaratën e Liburn Aliut - NACIONALE

“Kosova projekt i përkohshëm”: Doplomati rus në OKB e përdor deklaratën e Liburn Aliut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshill të Sigurimit të OKB-së në mbledhjen e mbrëmshme ka përmendur edhe deklaratën e ministrit Liburn Aliu, i cili ka thënë se Kosova nuk është projekt i përhershëm.

Diplomati rus para syve të kryeministrit Albin Kurti ka thënë se shqiptarët e Kosovës haptazi e thonë se Kosova është projekt i përkohshme si rrugë drejt bashkimit me Shqipërinë.

Ai ka vlerësuar se në këtë drejtim kanë ndikim edhe amerikanët.

Pentagon në mënyrë të zëshme dhe të qartë thotë që planifikon të ja jap 24 predha Javelin Kosovës. Kjo është shkelje flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Të inspiruar nga Uashingtoni shqiptarët e Kosovës sot haptazi thonë se Kosova siç ekziston sot është vetëm një “projekt i përkohshëm drejt bashkimit me Shqipërinë”. Në të njëjtën kohë ata shpallin riarmatosjen e policëve të Kosovës dhe futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në provincë”, ka thënë diplomati rus.

Në nëntor të viti të kaluar, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se beson që Republika e Kosovës nuk është projekt i përjetshëm.

Në emisionin “ZANAT” në T7, ai kishte deklaruar se shteti i Kosovës është projekt i përkohshëm.

Sipas tij, Republika e Kosovës në të ardhmen do ta marrë një rrugë.

Unë mendoj që Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë Aliu.

Kjo deklaratë e ministri Aliu ishte kritikuar ashpër në Kosovë.

Lajme të ngjashme