Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në Konventën e Turizmit në Tiranë
Në Shqipëri është duke u mbajtur dita e tretë e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit, ku janë duke marr pjesë investitor nga e gjithë bota.
Dje në ditën e dytë të kësaj Konvente, është paraqitur një hartë cila informon për investimet në disa biznese hotelierie në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në këtë hartë shihet edhe një pjesë e territorit të Kosovës, i cili paraqitët si pjesë e Serbisë.
Mbishkrimi mbi hartë në territorin e Kosovës shkruan Serbia, Kosovo.
Këtë video e ka shpërndarë në profilin e tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka njoftuar se Konventa Ndërkombëtare e Turizimit e para për herë të parë në Ballkan është bashkëorganizim me Organizatën Botërore të Turizmit.