Kosova në KiE, Vuçiq: S’pres shumë nga takimi me Macron-in, i ka edhe ai duart e lidhura - NACIONALE

Kosova në KiE, Vuçiq: S’pres shumë nga takimi me Macron-in, i ka edhe ai duart e lidhura

3 javë më parë

nga NACIONALE

E ka trumbetuar si takimin “më të rëndësishëm ndonjëherë”, por Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takimin në ardhje me Presidentin e Francës, Emmanuel Macorn, sa i përket prospektit real të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropëss, përkatësisht tentimit të Serbisë për ta penguar të njëjtën, tha që “nuk pret shumë”.

Duart e (Emmanuel) Macron janë të lidhura, po aq sa të miat”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, siç e citoi “KoSSeV”.

Por, u shpreh ai, “besoj që Franca do të shpreh qëllime miqësore në ndihmën ndaj Serbisë për aq sa është e mundur”.

Qeveria e Serbisë ka angazhuar një “ekip qeveritar” për kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe veçse kanë nisur aktivitetet ditë e më të zëshme.

Madje, Vuçiq ditë më parë tha se disa shtete u angazhuan fuqishëm që anëtarësimin e Kosovës në KiE ta bënin “punë të kryer” por se “falë dy vendeve Serbia arriti ta parandalojë”.

Lajme të ngjashme