Kosova humb në arbitrazh me “Contour Globalin”, i detyrohet dëmshpërblim 20 milionë euro - NACIONALE

Kosova humb në arbitrazh me “Contour Globalin”, i detyrohet dëmshpërblim 20 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se autoritetet kosovare kanë humbur arbitrazhin me kompaninë “Contour Global”, me ç'rast do të detyrohen t'i paguajnë dëmshpërblim 20 milionë euro.

Për Koha.net kanë folur nga kjo ministri ku kanë bërë të ditur se dije se vendimi final është analizuar dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndër të tjera thuhet se Kosova do t’ia paguajë Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro.

Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguajë Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro. Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar.” - thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lajme të ngjashme