Kosova dërgon një tjetër ekip të kërkim-shpëtimit në Turqi
Një tjetër ekip nga Kosova nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit është nisur për në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj shoqate Mahir Hasani, në një lidhje direkte në Klan Kosova.
Ai ka thënë se ekipi ka qenë prej gjashtë anëtarësh të cilët kanë shprehu dëshirë që të shkojnë dhe t’i dalin në ndihmë popullit turk
“Ne në mënyrë simbolike kemi shprehur dëshirën tonë të shkojmë atje dhe me forcat tona sa i kemi për t’ju ndihmuar”, tha Hasani.
Kujtojmë se tërmeti kishte goditur Turqinë dhe Sirinë. Raportohej se fuqia e lëkundjes së tokës ishte 7.8 ballë.
