“Kopja virutale e Vuçiqit që flet shqip”: Sulstarova i VV-së me akuzë ndaj Ramës
Enis Sulstarova, aktivit i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka komentuar figurën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka qenë në shënjestër të LVV-së për shkak të deklaratave rreth “kontrollimit të veriut nga KFOR-i”.
Sulstarova, të cilin kryeministrit Albin Kurti e kishte quajtur “mik dhe profesor” të tij, ka bërë një akuzë goxha të rëndë në drejtim të Ramës, duke e lidhur me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë. Në fakt, ai ka supozuar se shumë njerëz kanë filluar të mendojnë se Rama është “kopja virtuale e Vuçiqit që flet shqip”.
“Shume njerez ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni te Veriut etj. po fillojne te mendojne se Rama eshte kopja virtuale e Vuçiqit qe flet shqip.” – shkroi ai në Facebook.