Koordinimi: Kurti e Gërvalla sot takojnë grupin që po punon për anëtarësim në Këshilin e Evropës - NACIONALE

Koordinimi: Kurti e Gërvalla sot takojnë grupin që po punon për anëtarësim në Këshilin e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot do ta kenë një takim të rëndësishëm në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Dy zyrtarët e lartë të shtetit do të takojnë Grupin Punues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Së paku, kështu mësohet nga një njoftim i MPJD-së.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja & Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KE vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme