Kontrast i madh: Kurti në Sarajevë me ‘intelektualë të pavarur’ e në Kreuzlingen për fushatë, Osmani me Trump
Pushtet ekzekutiv nuk mban në duar të saj, por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kësaj here ishte mu aty ku takohet pushteti i botës perëndimore – dhe krejt kjo ndryshe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Osmani doli të jetë e para që vendos kontakt – i.e duarshtrëngim dhe fotografi – me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, inaugurimi i të cilit ndodh në pak më shumë se një muaj.
Nga Parisi ku u bë rihapja e katedrales ikonike “Notre-Dame” Osmani ndau dy momente me Donald Trump-in duke e nënshkruar me theks si “aleancë euro-atlantike”.
“Ndërsa isha në Paris, ishte një nder të takoj Presidentin Donalrd Trump dhe ta përgëzoj për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë”, shkroi Osmani.
“Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.
While in Paris, it was an honor to meet President @realDonaldTrump and congratulate him on his victory on behalf of the people of Kosovo. I also reaffirmed our commitment to strengthening our alliance.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024
We rely on strong U.S. leadership as we work together to promote peace,… pic.twitter.com/XoLjTKFA8a
Por, te shefi tamam i shtetit, Albin Kurti – te i cili rezidon pushteti i përnjëmend shtetëror, e jo ceremonial si i Osmanit – fotografia duket të jetë tjetër dhe shkallë e shkallë më poshtë për nga pesha e cilësia.
Udhëtimi i tij i fundit ishte në Federatën e Bosnje-Hercegovinë, e cila ndrysha nga gjysma tjetër e entitetit serb – ka marrëdhënie afirmuese me Kosovën por në pamundësi konkretizimi biletaral.
Kurti në mënyrë të dukshme është shmangur nga përgjigjet pse s’ka vendosur kontakt ende me administratën në ardhje të Donald Trump, duke e dhënë se...ka edhe dy muaj kohë...
Tre javë më parë qe pyetur nga gazetarët se pse ende jo? “Do të kemi në të ardhmen”.
“Do të kemi bashkëpunim e komunikim në të ardhmen, aktualisht bashkëpunojmë me administratën aktuale e cila do të jetë atje edhe më shumë se 2 muaj”, pati thënë Kurti.
Mes një rënie të marrëdhënieve Uashginton-Prishtinë, nga qeveria kosovare s’kanë bërë të ditur të kenë vendosur kontakte me administratën në ardhje, ndërsa për më tepër, Kurti edhe kësaj here kishte marrë pjesë në Konventën e Demokratëve ku po shpalohej garimi i Kamala Harris për presidente të ShBA-së.
Kurti e pati dhënë se gjoja në atë konventë ka shkruar si kryetar i Lëvizjes Vetevendosje dhe jo si kryeministër shteti duke provuar të shënojë një dallim: ndonëse nga partitë e tjera si LDK e PDK kishin dërguar përfaqësues të niveleve më të ulëta.
“Bëj raporte zyrtare, shtetërore, kush i ka më mirë raportet me kënd nuk e di këtë punë, por duhet të presim, të japim kohë e të ecim përpara, ne punojmë me çdo administratë pavarësisht se cili kandidat fitoi e i cilës parti është”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte ngutur që menjëherë në bisedë telefonike me Presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, duke u shprehur “i ngazëllyer, bashkë me popullin serb” për fitoren e Trump.
Kurti në anën tjetër, e jep për të mirëqenë vazhdimësinë empirike të presupozuar në njëfarë uniformiteti të natyrshëm të raporteve Kosovë-ShBA si me administratat demokrate si ato republikane.
“Këtë e kemi traditë që na e kanë sjellur vetë Amerika, këtu do të kisha theksuar ardhjen e përfaqësuesve amerikanë në fund viteve 80-ta. Që prej atëherë nuk ka ndryshuar asnjëherë një qasje e tillë. Çlirimin e kemi në kohën e presidentit demokrat, pavarësinë në kohën e presidentit republikan”, tha Albin Kurti.
Zëvendësi Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u pyet ditëve të fundit nga Zëri i Amerikës se si i sheh të shpalohen marrëdhëniet mes qeverisë kosovare dhe administratës Trump, por përgjigja e tij isthe krejtësisht e përgjithësuar.
”Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata është ende në kompletim e sipër. Ende ato figura që mund të merren me Kosovën, ose rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk janë të ditura. Unë nuk do të isha pajtuar me konstatimin se raportet me administratën e Presidentit Biden nuk kanë qenë të mira”, tha Bislim.