Kontingjenti i parë i FSK-së kthehen në Kosovës pas përfundimit të misionit në Ishujt Falkland
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë kthyer në vend pasi që kanë përfunduar me sukses misionin në Ishujt Falkland, “Atlantiku”.
Kontingjenti i parë i FSK-së ka qenë i atashuar në kuadër të Ushtrisë Britanike.
Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, bazuar në vlerësimet dhe diskutimet me partneret Britanik, ka vlerësuar lartë performancën dhe profesionalizimin e treguar.
Sipas Jasharit ky mision është dëshmi e vazhdueshme për ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera të sigurisë.
Kontingjenti i parë i FSK-së i kthye nga Ishujt Falkland janë mirëpritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
